Thaçi u kërkon partive: Konfirmoni vullnetin, të kemi Qeveri të re apo shpalljen e zgjedhjeve

E publikuar: 22/04/2020 16:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti Hashim Thaçi, u ka kërkuar të gjithë përfaqësuesve të partive politike parlamentare që të deklarojnë vullnetin e tyre nëse janë për formim të Qeverisë së re apo shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme,njofton Klan Kosova.

“Sot ju kam ftuar në këtë takim konsultativ për të diskutuar me ju hapat e ardhshëm që t’i japim vendit Qeveri me legjitimitet të plotë qytetar. Edhe pse i kam dërguar pesë kërkesa LVV-së nuk ka shfrytëzuar të drejtën e propozimit të kandidatit të ri për të formuar Qeverinë”.

“Në pajtim me mandatin e Presidentit të Republikës së Kosovës dhe Gjykatës Kushtetuese është e drejtë dhe detyrë e presidentit të bëjë përpjekje për krijimin e një Qeverie. Është përgjegjësi e imja ta ruaj stabilitetin e vendit dhe të garantojë funksionimin demokratik të institucioneve dhe për këtë do të marrë hapat sipas Kushtetutës”.

“Të ndodhur në këtë situatë pas mocionit të mosbesimit me 25 mars nga 82 deputetë sot ju përfaqësues të të gjitha partive parlamentare ju ftoj që të konfirmoni a është në vullnetin e partive politike që të kemi një qeveri të re apo të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme. Presidenti nuk e shpërbën kuvendin por vetëm sipas vullnetit të partive politike”.