Thaçi tregon se pse KEK-u nuk do të jetë më ndotës i ajrit

E publikuar: 27/12/2019 23:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njazi Thaçi, drejtor i KEK-ut, në emisionin N’Konak që është prodhim i gazetës inFokus tregon se pse Korporata Energjetike Kosovës nuk është ndotësi kryesor i ajrit në Kosovë.

Thaçi tha se KEK-u mund të konsiderohet një ndotës pasiqë përdoret qymyri por jo edhe ndotësi kryesor, shkruan gazeta inFokus.

E sipas Thaçit me ndërrimin e elektrofiltrave Korporata Energjetike e Kosovës nuk do të jetë më ndotës i ajrit.

“Keku është ndotës por nuk është ndotësi kryesor dhe me ndërrimin e elektrofiltrave KEK-u nuk do të jetë më ndotës i ajrit në Kosovë “, tha ai N’Konak./Gazeta inFokus/

Më poshtë mund të gjeni intervistën e plotë: