Hashim Thaçi është tifoz i Barcelonës, anipse ka simpati edhe për Real Madridin.
Politikanët e famshëm përveç angazhimeve politike kanë kohë edhe për futbollin. Shumë nga ta kanë skuadrat e tyre të zemrës të cilat i përcjellin në kohën e lirë.
Kështu Hashim Thaçi është tifoz i Barcelonës, anipse ka simpati edhe për Real Madridin.
Barack Obama është tifoz i skuadrës angleze, West Ham. Kjo pasi që Obama ka jetuar disa vite në lindje të Londrës aty ku i ka lindur simpatija për këtë skuadër.
Angela Merkel është fanse e futbollit, ndërsa skuadra e parë e zemrës ishte Energia Cottbus. Pas rënies në kategoritë e ulta të futbollit, Merkel është tani fanse e Borusia Dortmundit, përcjell “Indeksonline.net”.
David Cameroon i Britanisë është tifoz i Aston Villës, skuadër kjo që po bije këtë edicion nga Premierliga.
Vladimir Putin është tifoz i Zenitit, ndërsa Mateo Renci i Italisë është tifoz i Fiorentinës.
Francois Hollande i Francës është tifoz i Monakos, ndërsa presidentja kroate, Kitarovic është fanse e Dinamo Zagrebit.
Në Serbi, kryeministri dhe presidenti janë kundërshtarë në futboll pasi që Nikolic është tifoz i Partizanit, ndërsa Vucic i Zvezdës. /lajmi.net/