Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi përmes një statusi në Facebook ka thënë se përkundër kërkesë të Serbisë që të hiqet pika për Kosovën në agjendën e Konferencës së Përgjithshme të UNESCO’s, këta të fundit e kanë aprovuar agjendën në tërësi.
“Sapo morra vesh se Konferenca e Përgjithshme e aprovoi para pak minutash agjendën në tërësi, me pikën për Kosovën – përkundër kërkeses serbe të hiqet nga agjenda kërkesa e Kosovës, ka thënë Thaçi.
Postimi i plotë i Hashim Thaçit:
Këto ditë Serbia po tenton me çdo grackë procedurale ta anulon anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Sapo morra vesh se Konferenca e Përgjithshme e aprovoi para pak minutash agjendën në tërësi, me pikën për Kosovën – përkundër kërkeses serbe të hiqet nga agjenda kërkesa e Kosovës. HTH