“Thaçi të zgjohet nga ëndrra, Serbia kurrë s’do ta njohë Kosovën”

E publikuar: 14/09/2017 15:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka porositur sot se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, transmeton Koha.net.

“Është e qartë se Hashim Thaçi jeton në ëndrrën e vet dhe në botën paralele”, ka vlerësuar Daçiq duke komentuar komentuar intervistën e kryetarit të Kosovës dhënë Zërit të Amerikës i cili kishte thënë se Serbia do të njohë pavarësinë e Kosovës, përcjell FoNet.

“Koha është që Thaçi të zgjohet nga fatamorgana sepse vetëm dialogu e kompromisi mund të sjellin zgjidhje afatgjatë”, ka thënë Daçiq.