“Kosova çdoherë ka kërkuar që në tavolinë ku diskutohet për të ardhmen e Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor të jenë prezent Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka mbajtur sot një konferencë për medie lidhur me takimet e sotme me liderët politikë.
Gjatë kësaj konference, Thaçi ka theksuar se tani Kosova ka rol udhëheqës në dialogun me Serbinë që e rritë optimizmin e qytetarëve, institucioneve dhe gjithë politikës kosovare.
“Kosova çdoherë ka kërkuar që në tavolinë ku diskutohet për të ardhmen e Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor të jenë prezent Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
“Tash kemi rol udhëheqës që e rritë optimizmin e qytetarëve dhe të gjithë politikës kosovare”.
“Në kuadër të transparencës dhe përgjegjësive që kemi, unë sot kam zhvilluar takime me liderët institucionalë”.
“Marrëveshja eventuale, paqësore me Serbinë do ta forconte karakterin multietnik të Kosovës”.
Ndërkohë sa i përket rolit të Bashkimit Europian në dialogun Kosovë-Serbi, Thaçi vlerëson se para se të flitet për këtë duhet të ketë liberalizim të vizave.
“Bashkimi Europian ende është pa vizion për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor, ngase po e mban Kosovën padrejtësisht të izoluar, të ndëshkuar dhe besoj që është edhe fyerje për Kosovën që nuk po merr vendim për liberalizimin e vizave”.
“BE-ja fillimisht duhet të marrë vendim për liberalizimin e vizave, pastaj të mendojë që mund të kenë ndonjë rol në dialog”./kk/