Thaçi takon partitë politike për demarkacionin, LDK nuk merr pjesë

E publikuar: 16/02/2018 13:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbledhur burrat.

Pas arritjes së marrëveshjes së rishikimit të demarkacionit mes presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanoviq dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi- ka mbledhur përfaqësuesit e partive politike.

Në këtë takim është edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, kryetari i PDAK- së, Danush Ademi dhe Ministri i Administratës Publike, Mahir Jagghillar.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti më parë përmes një konference për media tha se LDK-ja nuk do të marr pjesë në takimin me presidenti, pasi ata nuk ka ndryshuar qëndrimin për demarkacionin dhe nuk kanë çfarë të bisedojnë. /Lajmi.net/