Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i punëve të jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitave të shumta që realizon jashtë shtetit, përjeton eksperienca të ndryshme emocionuese.
Kësaj radhe, në udhëtimin e tij në Vjenë, Thaçi ka takuar dy djemë, patriotë, të cilët në fotografi me Thaçin kanë bërë shqiponjën me duar.
Postimi i plotë i Thaçit:
Kudo që shkoj, nga Amerika në Azi, takoj shqiptarë me shqiponjë në zemër që më afrohen për një foto a një fjalë me mall për mëmëdhe. Të tillë ishin edhe këta dy djelmosha që punonin në një kafeteri të famshme vjeneze. HTH