Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të mbajë sot një konferencë për shtyp, rreth orës 15.
Kjo është ndër herët e rralla që ai bën një gjë të tillë.
Klan Kosova mëson se ai ka disa gjëra interesante për t’i thënë, në këtë organizim të jashtëzakonshëm medial.
Në radhë të parë është hetimi i atentatit ndaj ish-presidentit Ibrahim Rugova, që po ashtu s’është ndriçuar kurrë.
Pos kësaj, ai siç mëson Klani, do të kërkojë edhe investigimin e disa vrasjeve të pasluftës, shpeshherë të cilësuar si politike.
Më tutje ai do të kërkojë nga prokuroria hetim serioz të dhunimeve që forcat e ndryshme serbe kanë kryer ndaj femrave shqiptare gjatë luftës, por edhe krimeve tjera të kryera nga regjimit i Sllobodan Millosheviqit në Kosovë.

















