Ish kryeministri Hashim Thaçi nuk ka treguar nëse kërkesën për anëtarësim në UNESCO e ka nënshkruar edhe presidentja Atifete Jahjaga dhe nëse aplikimi është bërë nga UNMIK-u.
Por ai tha se Deklarata e Pavarësisë e parasheh edhe Rezulutën 1244, pra në formë implicite e pranoi.
Ai ka thënë se kërkesa për anëtarësim është bërë në përputhje më ligjet dhe kushtetutën e Kosovës. Ministri i Punëve të Jashtme në Seancën e Kuvendit u pyet nga deputeti i VV-së, Ilir Deda për këtë çështje pas raportimit që ditë më parë bëri KTV-ja se Kosova ka aplikuar përmes UNMIK-ut për anëtarësim në UNESCO, raporton Arta TV.
Thaçi përveç që nuk dha përgjigjeje konkrete i bërë thirrje deputetit Deda që të merret më shumë me lotimin për këtë çështje. “Është bërë lobim i fuqishëm nga vendi por edhe të partnerëve ndërkombëtare për anëtarësimin e vendit në UNESCO përkundër reagimeve të shumta të qeverisë serbe.
I tërë procesi është duke shkuar në një rrethana të favorshme për shtetin tonë, këtë proces e ka udhëhequr MPJ-ja e mbështetur nga qeveria dhe presidentja”, ka thënë Thaçi.