Thaçi s’po lejohet të merr pjesë në varrimin e babait, Rama: Një poshtërim i ri nga tribunali i turpshëm

E publikuar: 17/03/2025 22:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

OVL e UÇK ka njoftuar se Gjykata Speciale nuk do ta lejojë ish-presidentin Hashim Thaçi që të marrë pjesë na varrimin e babait të Haxhi Thaçi.

Për këtë ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, duke e quajtur tribunalin si të turpshëm.

“Një poshtërim i ri nga një tribunal i turpshëm dhe i paturp, që e ka shndërruar drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Kuvendit të Kosovës në bumerangun më brutal”, ka shkruar Rama në “X”, të hënën.