Thaçi: Sot u dëshmua pjekuria e qytetarëve të Kosovës

E publikuar: 18/04/2015 16:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur i kënaqur me faktin se protesta e sotme ka përfunduar pa ndonjë incident.

Me këtë, Thaçi tha se u dëshmua pjekuria e qytetarëve të Kosovës dhe besimi i tyre në institucionet e shtetit të tyre.

“Është e vërtetë që Kosova ende përballet me sfida, por është po ashtu e vërtetë që bashkërisht kemi arritur suksese të shumta. Prandaj, të vazhdojmë t’i bashkojmë energjitë tona pozitive dhe gjithë potencialin tonë ta vëmë në shërbim të interesit tonë nacional dhe shtetëror”, ka përfunduar Thaçi shkrimin e tij në Facebook.

Protesta e thirrur nga partitë opozitare në vend ka përfunduar disa minuta pas orës 16:00, me thirrjet e liderëve opozitarë që qeveria të reflektojë mbi kërkesat e tyre për ç’kapjen e shtetit.