Pak orë pasi Ambasadori Greg Delawie ka folur edhe një herë kundër krijimit të ushtrisë nëpërmjet ligjit për FSK’në, Presidenti Thaçi ka bërë të kundërtën. Ai ka pasur një paraqitje televizive dhe një postim të ri në rrjetet sociale ku ka thëne se ndërkombëtarët nuk mund të jenë kundër ushtrisë.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk e ka ndërmend të heq dorë nga krijimi i Ushtrisë së Kosovës. Ai nuk po dorëzohet as përballë kundërshtimeve që po i merr nga SHBA’ja.
Presidenti Thaçi ka vendosur të shtyhet edhe me ambasadorin Greg Delawie.
Pak orë pasi Delawie ka thënë se Kosova nuk duhet të bëjë lëvizje pa partnerët kyç, ka reaguar Thaçi me një postim në Facebook. Ai e ka shpërndarë një video në te cilin ishte mysafir, ku edhe është shprehur i sigurt se ushtria do të behet.
“Qytetarët e duan Kosovën me ushtri. Institucionet, gjithashtu. Ne duhet të lëvizim në mënyrë të vendosur përpara. Obligimin tonë kushtetues dhe ligjor për krijimin e ushtrisë as nuk e ka kontestuar dhe as nuk mund ta kontestojë askush nga partnerët ndërkombëtarë, ka shkruar Thaçi.