Thaçi: Serbia me gjuhë luftënxitëse bëri fushatë antievropiane

11.11.2015 21:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Thaçi: Serbia me gjuhë luftënxitëse bëri fushatë antievropiane

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës Hashim Thaçi, në një intervistë për EurActiv me seli në Bruksel, ka akuzuar Serbinë se ka bërë fushatë antievropiane për të bllokuar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Thaçi ka thënë se Kosova, BE-ja dhe e gjithë bota janë tronditur me sjelljen e Serbisë. Sipas tij, nuk ishte çështje vetëm e antilobimit, por ishte fushatë antievropiane, që është në kundërshtim me të gjitha arritjet gjatë viteve të fundit në rajon, transmeton kp.

“Kjo çështje ishte kundër frymës së dialogut dhe bashkëpunimit që po promovojmë në Bruksel përmes procesit të dialogut; ishte kundër frymës së normalizimit të marrëdhënieve dhe të ndërtimit të paqes dhe stabilitetit”, ka thënë Thaçi.

Ai ka shtuar se gjuha e përdorur nga Serbia, për fat të keq jo vetëm nga politikanët e Serbisë ishte një luftënxitëse dhe në kufi me racizmin. Sipas tij, kjo situatë është padyshim një goditje e madhe ndaj të gjitha përpjekjeve të aktorëve të Ballkanit Perëndimor që janë përpjekur shumë për forcimin e paqes dhe stabilitetit.

“Megjithatë, kur shikojmë votat e dhëna ne lehtësisht mund të themi se Kosova ka fituar më shumë se Serbia. Kosova ka siguruar mbështetjen e 92 shteteve anëtare të UNESCO-s me të drejtë vote, në mesin e tyre shume shtete që ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet bilateral”, ka theksuar Thaçi.

Ai ka thënë se votimi në UNESCO nuk ishte kundër Kosovës, ishte votë kundër asaj që përfaqëson Kosova, një votë kundër idesë së të drejtave dhe lirive të njeriut që mbizotërojnë mbi të gjitha paradigmat dhe ideologjitë e tjera.

Thaçi ka hedhur poshtë mundësinë që vendimi në UNESCO mund të ndikojë në të arriturat e Kosovës. Kjo gjendje, ka porositur Thaçi, “nuk do të na dekurajojë që të vazhdojmë me punën intensive për konsolidimin e shtetit të Kosovës brenda dhe jashtë”.

“Ne sapo kemi nënshkruar MSA-në me BE-në. Kjo është një njohje e arritjeve të Kosovës në reformat e të gjitha niveleve të shoqërisë,kështu është vlerësuar nga një proces strikt dhe teknik, dhe jo i ndikuar nga politika. Ky është një sinjal për pjesën tjetër të botës, që të njohin arritjet e Kosovës dhe të njohin shtetin e Kosovës, si një realitet i ri dhe pozitiv”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se MSA-ja dhe vlerësimi pozitiv i përpjekjeve tona për liberalizimin e vizave janë arritje që asnjë gjë nuk mund t’i hedh poshtë.

Thaçi ka theksuar se Kosova është mirënjohëse për BE-në që ka gjetur një rrugë për të mundësuar nënshkrimin e MSA me Kosovën, kështu duke njohur arritjet e Kosovës në ndërtimin e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe transformimit të ekonomisë.

Thaçi në këtë intervistë ka folur edhe për sjelljen e opozitës kosovare në Parlamentin e Kosovës. Sipas tij, jo të gjitha mjetet politike janë shterur për të diskutuar lidhur me çështjet që ka ngritur opozita.

“Prandaj, ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje partive opozitare që të përdorin të gjitha mjetet politike që kanë në dispozicion për të diskutuar për shqetësimet që kanë. Megjithatë, ne kemi parë disa ndryshime në strukturat përbërëse të partive opozitare dhe besojmë se kjo është një shenjë se mund të vazhdojmë të papenguar me jetën tonë politike”, është shprehur Thaçi për EurActiv

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Ymeri: Masat emergjente të Qeverisë për energjinë janë pa efekt, Ujmani ka 7.5 herë më pak kapacitet se B1

Ymeri: Masat emergjente të Qeverisë për energjinë janë pa efekt, Ujmani ka 7.5 herë më pak kapacitet se B1

Milani synon transferimin e Bruno Fernandesit si lojtar të lirë

Milani synon transferimin e Bruno Fernandesit si lojtar të lirë

Lara Colturi shkruan historinë, Haradinaj: Krenaria e gjithë shqiptarëve!

Lara Colturi shkruan historinë, Haradinaj: Krenaria e gjithë shqiptarëve!

“Përgjegjësia bie mbi institucionet”, Canaj: Kosova dështoi në procesin e anëtarësimit në KiE

“Përgjegjësia bie mbi institucionet”, Canaj: Kosova dështoi në procesin e anëtarësimit në KiE

Ekonomistët: Inflacioni prej 7.1% po rëndon jetën e qytetarëve, institucionet të ndërmarrin masa për uljen e çmimeve

Ekonomistët: Inflacioni prej 7.1% po rëndon jetën e qytetarëve, institucionet të ndërmarrin masa për uljen e çmimeve

Tërshani: Dyshime për falsifikim dokumentesh dhe shkelje të rënda institucionale në rastin e Arlinda Zekajt

Tërshani: Dyshime për falsifikim dokumentesh dhe shkelje të rënda institucionale në rastin e Arlinda Zekajt

“Lirinë e kam paguar me vetmi”/ Grida Duma rrëfim ndryshe: Më mungon empatia e të tjerëve, s’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

“Lirinë e kam paguar me vetmi”/ Grida Duma rrëfim ndryshe: Më mungon empatia e të tjerëve, s’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

Eksperti amerikan: Thaçi ishte lider i jashtëzakonshëm, duhet të kthehet në Kosovë

Eksperti amerikan: Thaçi ishte lider i jashtëzakonshëm, duhet të kthehet në Kosovë

Eksperti amerikan: SHBA-ja duhet të rrisë presionin për vendimin e Gjykatës Speciale

Eksperti amerikan: SHBA-ja duhet të rrisë presionin për vendimin e Gjykatës Speciale

Ali Ahmeti: Shteti ynë mund të jetojë dhe mbijetojë me bashkëjetesë të qëndrueshme mes maqedonasve dhe shqiptarëve

Ali Ahmeti: Shteti ynë mund të jetojë dhe mbijetojë me bashkëjetesë të qëndrueshme mes maqedonasve dhe shqiptarëve

Jakup Krasniqi përfundon vizitën katërditore me familjen në Kosovë, largohet për t’u kthyer në Hagë

Jakup Krasniqi përfundon vizitën katërditore me familjen në Kosovë, largohet për t’u kthyer në Hagë

Rreth 45 mijë punëtorë e të rinj u larguan nga Kosova sivjet, Azemi: Po ikin nga kushtet e rënda

Rreth 45 mijë punëtorë e të rinj u larguan nga Kosova sivjet, Azemi: Po ikin nga kushtet e rënda

“Poshtërsi” e quan opozita përpjekjen e Sveçlës për përvetësim të meritave pas raportit të Gallupit

“Poshtërsi” e quan opozita përpjekjen e Sveçlës për përvetësim të meritave pas raportit të Gallupit

OEK kërkon subvencionim tre mujor për bizneset, Rafuna paralajmëron humbje nga ndërprerjet e energjisë

OEK kërkon subvencionim tre mujor për bizneset, Rafuna paralajmëron humbje nga ndërprerjet e energjisë

Kurti i bën thirrje Zelenskyt ta njohë Kosovën: Do të demaskohej blofi i Putinit

Kurti i bën thirrje Zelenskyt ta njohë Kosovën: Do të demaskohej blofi i Putinit

Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: Do ta ndaja një pjesë të jetës për të të zëvendësuar, Baca Jakup

Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: Do ta ndaja një pjesë të jetës për të të zëvendësuar, Baca Jakup