Thaçi: Serbia me fushatë raciste kundër anëtarësimit të Kosovës n’UNESCO

E publikuar: 08/11/2015 18:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Veç disa orë para se Asambleja e Përgjithshme e UNESCO’s të votojë për kërkesën e Kosovës për anëtarësim, ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi asht shpreh optimist që vendi jonë ka me marrë mbështetje për anëtarësim në këtë organizatë.

Në nji intervistë të dhënë nga Parisi, për rtv Dukagjini, Thaçi tha se Serbia po ban fushatë të egër dhe raciste për me pengue pranimin e Kosovës n’UNESCO.

“Qëndrimet e Serbisë në raport me anëtarësimin e Kosovës janë kundër rezolutës 1244, kundër marrëveshjes së arritun në Bruksel për normalizimin e marrëdhanieve, kundër frymës europiane të asaj marrëveshje, edhe kundër fqinjësisë së mire ndërmjet dy vendeve tona. Asht nji deklaratë e ulët, nji deklaratë agresive, nji qëndrim racist i Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Kjo ka ringjalle ma shumë reagime kundër Serbisë sesa ndonji qëndrim kundër Kosovës”, tha Thaçi.

Simbas tij, Kosova bashk me vendet e tjera perëndimore po punojnë me të gjitha vendet skeptike që ato me votue pro anëtarësimit të vendit tone.

E.K.