Thaçi: Serbia do të ketë pasoja për tërheqjen e ftesës

E publikuar: 23/04/2015 11:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vendimi i Serbisë për të mos e aprovuar vizitën e tij në Beograd, është kundër marrëveshjeve që Serbia ka bërë me Kosovën, ka thënë Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi për të përditshmen vjeneze Presse në Austri.

Këto vendime të Serbisë do të kenë pasoja për Serbinë, duke mos komentuar se çfarë pasojat mund të jenë, transmeton Indeksonline.

Por, ai poashtu bëri të ditur se nuk do të ketë kundër-masa ndaj shtetit serb nga ana e qeverisë së Kosovës.

Thaçi u shpreh i habitur me faktin se Serbia kundërshtoi vizitën e tij në Beograd, dhe tha se zyrtarë serb kanë vizituar Kosovën, dhe kurrë nuk ka ndodhur ndonjë incident dhe vizitat e tyre nuk janë ekzagjëruar deri në këtë masë.

“Ministra dhe zyrtarë të lartë serb kanë vizituar Kosovën, dhe vizita të tilla nuk janë lajme ekskluzive më”, ka thënë Thaçi.

Për sa i përket vendimit të drejtësisë serbe për fletëarrestin ndaj Hashim Thaçit, ai u përgjigj se ka qenë kohë tjetër dhe vendimet kanë qenë politike.

“Kur ai vendim është lëshuar, gjykatat kanë lëshuar më shumë vendime politike se sa vendime gjyqësore”, ka thënë Thaçi. /Indeksonline/