Thaçi: Samiti i Parisit në javën e tretë të korrikut

E publikuar: 18/06/2020 17:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti Hashim Thaçi thotë se Bashkimi Evropian nuk duhet të shqetësohet nga rezultatet që mund të dalin nga takimi i 27 qershorit në Uashington. Ndërkaq ai konfirmon se një muaj më pas, Kosova e Serbia do të takohen në Paris.

Samiti i Parisit, i organizuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, do të jetë takimi i radhës i përfaqësuesve të Kosovës me atë të Serbisë.

Presidenti Thaçi thotë se Bashkimi Evropian, në dialogun Kosovë – Serbi, hyn me një hendikep, pasi nuk ia liberalizoi vizat kosovarëve.

“Bashkimi Evropian në këtë proces hyn me një hendikep shumë të madh, mosliberalizimin e vizave të Kosovës, gjë që rrit mosbesimin dhe dëshpërimin në Kosovë. Sido që të jetë, ne do të punojmë ngushtë që të kemi sukses edhe në samitin e Parisit që mbahet në javën e tretë të korrikut, për çka falënderoj Presidentin Macron” , ka thënë Thaçi.