Thaçi: Presidentin ta zgjedhin vetë qytetarët

E publikuar: 25/12/2017 21:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se Kosovës i duhet reforma elektorale për zgjedhjet nacionale dhe lokale, por edhe për zgjedhjen e presidentit.

“Unë dua të besoj që nga janari do të kemi mundësi të diskutojmë për këtë. Do të ishte në interes që presidenti të mos zgjidhet në formën që është zgjedhur deri tash, por të zgjidhet nga qytetarët”, ka thënë Thaçi në Klan Kosova

Ai ka thënë se zgjedhja e presidentit nga qytetarët do të ishte mundësi e mirë që të gjithë ata që e ndjenjë vetën të gatshëm të konkurrojnë për këtë post.