Thaçi: Për pushtet gjithmonë ka gara, por për qytetarët duhet të jemi bashkë (Foto)

E publikuar: 06/11/2017 12:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një takim zyrtar më të parin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Thaçi ka bërë të ditur se me Ruçin kanë biseduar për bashkëpunim ndërmjet dy shteteve si dhe përfaqësimin sa më të mirë të shqiptarëve kudo në botë, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, sot biseduam për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe për përfaqësimin sa më të mirë të shqiptarëve kudo në botë.

Si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, për pushtet gjithmonë ka garë. Por, për shtetet tona, për qytetarët tanë, ne gjithmonë duhet të jemi bashkë. HTH