Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pritet sot të intervistohet si i ftuar nga Prokuroria Speciale në Hagë.
Në propozim-aktakuzën e publikuar më 24 qershor nga Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendohet, se presidenti Thaçi, kryetari i PDK-së Kadri Veseli dhe nëntë të dyshuar të tjerë janë përgjegjës për kinse krime lufte.
Thaçi e Veseli kanë hedhur poshtë akuzat për kinse krime lufte duke thënë se ligjin e vetëm që ata e kanë shkelur ka qenë ai i kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq, i cili është përgjegjës për vrasjen dhe zhdukjen e mijëra shqiptarëve të pafajshëm gjatë kohës së luftës në Kosovë./KosovaPress/