Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi ka ripërsëritur qëndrimin e tij se zgjedhjet nacionale do të mbahen në vitin 2018. Ai më tej ka shtua se nëse është e nevojshme për dy ditë mund t’i mbledh 1 milion veta më mbrojtje të Republikës.
“Më këtë logjike të dhunës nga liderët e opozitës po e ndihmojnë PDK dhe LDK, por po e dëmtojnë shtetin. Jetojmë në demokraci liderët e opozitës kanë të drejtë për të protestuar por kauza dhe metodat janë të gabuara. Synimi është marrja e pushtetit më dhunë”, ka thënë Thaçi.
Ai nuk u beson kërkesave të opozitës shpërndarje të Kuvendit sepse sipas tij ata po duan shpërndarjen e shtetit. Sipas Thaçit Kuvendi dhe as shteti nuk do të shpërbehet.
Ai nuk u beson kërkesave të opozitës shpërndarje të Kuvendit sepse sipas tij ata po duan shpërndarjen e shtetit. Sipas Thaçit Kuvendi dhe as shteti nuk do të shpërbehet.
Kurse sa i përket zgjedhjes së presidentit edhe ai i është referuar marrëveshjes së dy partnerëve te kualcionit.
“Kryeministri Mustafa e tha shumë qartë kjo çështje është e rregulluar në datën kur është nënshkruar marrëveshja. Procesi është në finalizim dhe do të respektohet Kushtetuta. do të jetë transparenca maksimale”, ka sqaruar zëvendëskryeministri Thaçi.