Zëvendëskryeministri dhe shefi i diplomacisë kosovare, Hashim Thaçi ka thënë se raundi i sotëm i bisedimeve në Bruksel ishte i rëndë, por i suksesshme për delegacionin kosovar.
“Ishte një ditë definitivisht e suksesshme për delegacionin kosovar që merrte pjesë në raundin e fundit të bisedimeve në Bruksel. Agjenda ishte e rëndë pasi në rend ishin shumë tema, secila me peshë të madhe. Bisedimet ishin të gjata, të rënda, rraskapitëse” ka thënë Thaçi.
Ministri Thaçi në këtë intervistë për “Indeksonline” ka thënë se marrëveshja për njohjen reciproke të sigurimit të automjeteve është e rëndësishme në disa nivele. Ai ka treguar se rëndësia e kësaj marrëveshjeje nuk mbyllet këtu.
“Ajo do i hap rrugë pranimit të Kosovës edhe në “Kartonin e Gjelbër” që pritet të bëhet në muajt e ardhshëm”, ka thënë Thaçi.