Thaçi paralajmëron protestë të dhunshme më 18 Prill

15.04.2015 12:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Thaçi paralajmëron protestë të dhunshme më 18 Prill

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar sot se protesta e opozitës e paralajmëruar për 18 prill do të jetë e dhunshme.

Të paktën, këtë paralajmërim e përmendi vetë Thaçi gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë.

“Dua të potencoj se edhe paralajmërimi për protestë violente është mesazhi më i keq për aktualitetin politik, institucional dhe euroatlantik të Kosovës”, tha Thaçi.

Ai tha se paralajmërime të tilla më së paku i shkojnë për shtati Kosovës.

Sipas tij, realizimi i të drejtave politike nuk mund të realizohet përmes shantazheve e kërcënimeve.

“Vë theks të veçantë se paralajmërimet për të dërguar mesazhe të tjera politike, në veçanti për të cenuar institucionet e pavarura të vendit tonë, do të dërgojnë mesazhin më të keq të mundshëm për të sotmen dhe të ardhmen e shtetit të Kosovës. Realizimi i të drejtave politike mund të bëhet përmes procesit të rregullt demokratik zgjedhor dhe jo përmes shantazheve, kërcënimeve apo përpjekjeve të dhunshme për marrjen e pushtetit” shtoi Thaçi.

Thaçi tha se në këto ditë kur pritet edhe opinion i Gjykatës Kushtetuese për Gjykatën Speciale, të krijohet një situatë e tillë tensionuese në Kosovë, është përpjekje për të mos pasur sukses Kosova në këtë proces.

“Këtë proces ne nuk duhet ta marrim në asnjë rrethanë si ndëshkim apo si bllokim për shtetin e Kosovës, por si përparësi dhe ecjen përpara. Në anën tjetër, synimi i sulmeve ndaj institucioneve të pavarura të drejtësisë – Gjykatës Kushtetuese, është cenim i drejtpërdrejtë i institucioneve të respektuara edhe ndërkombëtarisht i Kosovës”, tha Thaçi.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Rubio, kabllogram ambasadës së SHBA në Tiranë: Identifikoni grupet e ekstremit të majtë

Zemaj thotë se janë mbi 150 nënshkrime për zgjedhje të brendshme në LDK

Abdixhiku: Nuk është deponuar asnjë nënshkrim për shkarkimin tim, nuk e mendoj dorëheqjen

Aleanca s’takohet me Kurtin, “Nuk e shohim të nevojshëm takimin, qëndrimi ynë mbetet ai i datës 26 gershor, i qartë, parimor dhe teresisht publik”

Rama takon tregtarët e kryeqytetit, u prezanton projektin për transofrmimin e Tregut të Gjelbër

Hamza: Ia ktheva shkresën Kurtit për nesër në takim në ora 09:00

Kosova i ekstradon Suedisë një diler, po kërkohej nga Interpoli

Ramiz Kelmendi priti kreun e Odës Ekonomike Amerikane, u nderua me mirënjohje për 22 vjet bashkëpunim

Zemaj: Më është kërkuar nënshkrimi për shkarkimin e Abdixhikut, qëndrimin do ta jap pas mbledhjes

MAShT ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

Vizita e zv.ministrit të jashtëm italian, MPJ del me njoftim: Konjufca dhe Cirielli biseduan për integrimin evropian të Kosovës

Rama ndan pamje nga Samiti i NATO-s, shfaqet krah Erdoganit

Policia gjen sërish armë e municion në një fshat të Zubin Potokut

Erdogani u dhuroi liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara

Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%