Presidenti Hashim Thaçi ka mbajtur konferencë të përbashkët me ndihmëssekretarin e Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell, i cili ka arritur sot në Prishtinë për një vizitë dyditore
Thaçi ka thënë se në takimin me ndihmëssekretarin amerikan është zotuar që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të përfundojë sipas asaj që parasheh Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës dhe kurrsesi se kjo nuk do të të përfshijë këmbimin e territoreve.
Presidenti ka falënderuar për vëmendjen që Administrata e Presidentit Donald Trump po i kushton Kosovës dhe Ballkanit në tërësi.
Presidenti Thaçi ka treguar se pikat kryesore të takimit me ndihmëssekretarin kanë qenë, mes tjerash, bllokada e Demarkacionit dhe për dialogun me Serbinë.
“Askush nuk ka të drejtë të vonojë Demarkacionin qoftë prej partive shqiptare, apo edhe të komuniteteve”, është shprehur Presidenti.
Ndërsa, Mitchell ka mohuar raportimet e medieve serbe se ai ka ardhur me një plan për Kosovën të cilin do t’ia shpaloste presidentit serb Aleksander Vuciq.
Mitchell ka mohuar se ka ardhur në Ballkan për një plan specifik, ndërsa ka treguar se po qëndron ne Prishtinë.
Mitchell ka thënë se është vetëm një spekulim. Nuk kam ardhur që të shpalosë një plan specifik, por kam ardhur për një plan për të ardhmen e përbashkët mes Kosovës dhe Serbisë në BE. /Express/