Zëvendëskryeministri i Kosovëse, në një intervistë për Telegrafin ka theksuar se Kosova tashmë ka kaluar në fazën kur nuk kërkon vetëm njohje kuantitative, por njohje kualitative
Në këtë intervistë Thaçi flet edhe për votimin e Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës, i cili pritet të bëhet shumë shpejt, duke theksuar se “nëse ne vet nuk e bëjmë këtë, atëherë u japim të tjerëve të drejtën që vazhdimisht ta kontestojnë të drejtën tonë për liri dhe pavarësi”.
Ai ka folur edhe për miratimin, në procedurë të shkurtuar, të tekstit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit në mes të Bashkimit Evropian (BE) dhe Kosovës, duke thënë se kjo është një meritë e të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Shefi i diplomacisë, ndonëse e pranon se në Kosovë kemi një gjendje jo fort të pëlqyeshme, thotë se ekziston edhe një perceptim më i keq për gjendjen e përgjithshme nga ana e qytetarëve, se sa që është gjendja në realitet.