Zv- kryeministri i Kosovës, dhe Mimistri i Punëve të Jahtme, Hashim Thaqi u ka bërë thirrje deputetëve të Kosovës që ta votojnë themelimin e amendamentit që do ti hapte rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.
Thaçi ka thënë se procesi i themelimit të Speciales është një proces jo i lehtë për Kosovën.
Ai tha se Kosova sot ka dy mundësi, themelimin e Gjykatës ose vazhdimin e saj për në OKB.
“Sot institucionet e Kosovës dhe shteti i saj është para dy opsioneve të ndryshme. Themelimin apo me vazhdimin e çështjes në këshillin e sigurimit. Për ta pastruar luftën ton dhe për të dëshmuar se ne nuk kemi asgjë për të fshehur ne duhet ta themelojmë këtë institucion të pavarur dhe ndërkombëtar”, ka thënë Thaçi.
………
Kryeministri i Republikës së Kosovës , Isa Mustafa iu ka bërë thirrje deputeteve që ta votojnë Gjykatën Speciale.
Mustafa ka thënë se kjo gjykatë nuk e qet në pikëpyetje luftën e drejtë të UÇK-së.
“Duke qenë të bindur se dhomat e specializuara do të merren me zbulimet dhe pa vënë në sprovë luftën e UÇK-së dhe pa vënë në pikëpyetje luftën e drejtë, kjo gjykatë nuk cenon sovranitetin. Ju ftoj të gjithë juve ta votoni amendamentin e propozuar”, ka thënë Mustafa në seancën e Kuvendit për Specialen.