Zv.kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi pas përmbylljes së diskutimeve nga ana e deputetëve për votimin e Gjykatës Special, ka thënë se ne kemi pasur synim shtet ndërtimin dhe zhvillimin ekonomik, në partneritet me SHBA-në dhe vendet e BE-së.
“Edhe kjo periudhë e 16 vjetëve të fundit, ka qenë një tranzicion rraskapitës, por më i lehti për qytetarët e Kosovës ngaqë kemi qenë të lirë. UÇK-ja nuk ka qenë lëvizje ideologjike, lokale apo pa platformë dhe fitoi besimin e qytetarëve duke u bashkuar dhe duke i bërë ballë Serbisë. Të fillosh një rezistencë në atë kohë kundër Serbisë, ka qenë e paimagjinueshme, por me mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe besimin tonë fituam luftën dhe lirinë”, ka thënë Thaçi.