Zëvendëskreministri i Kosovës Hashim Thaçi, njëherit kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, në një postim në Facebook, ka njoftuar se ka takuar grupin parlamentar të partisë që drejton.
Thaçi ka thënë se i ka njoftuar deputetët e PDK-së për situatën politike në vend, agjendën e re parlamentare, dhe zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.
“Sapo zhvillova takim me grupin parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilin e informova për situatën më të re politike në vend, për agjendën e re parlamentare, për implementimin e agjendës legjislative në Kuvendin e Kosovës dhe për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës”.