Thaçi: Një nga liderët e opozitës i ka 12 të punësuar në RTK

E publikuar: 16/04/2015 11:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se opozita nuk është duke ofruar alternativ me protesta. Ai ka thënë se kështu zor se mund të vini në pushtet, duke iu referuar opozitës, transmeton Indeksonline.

“Unë vetëm dua ta fuqizoj atë që dje kam deklaruar dhe natyrisht e rifuqizoj atë që kanë deklaruar. Derisa nuk prezanton alternativ, aq më larg pushtetit jeni. Nuk është se nuk e kam provuar opozitën, por unë kam dhënë alternativ dhe kam fituar. Në interes të shtetit është që ju me ndryshu, sepse natyrisht ne dëshirojmë që ju të vazhdoni kështu, por nuk është alternativ”.

Thaçi po ashtu ka folur edhe për sulmin që po iu bëhet institucioneve nga opozita.

“Synimi për ti goditur institucionet e Kosovës është i papranueshëm dhe i pa lejueshëm. Po ashtu ju synoni të cenoni dhe sulmoni investitorët privat. Mund të imagjinoni ju si do reflektonte kjo, por mund të imagjinoni sulmin ndaj bankave, ato nuk do t’i ulin kamatat me ato sjelljet e dhunshme. Unë do të theksoj një fakt, me pas mundësi krejt falas jau japin qytetareve rrymën, por rrymën e paguajnë të parafundit më të lirë në Evropë. Në anën tjetër, ju merrni edhe me mediume, unë vetëm dua t’iu them diçka. Vetëm një nga liderët e opozitës i ka 12 anëtarë të familjes të punësuar në RTK. Pretendimet tuaja për protestë, ne i respektojmë të drejtat e juaja, nuk ka vend që nuk duhet të protestohet dhe çdo herë ka pasur shkas të protestohet. Shikoni ato aksionet resprezive brenda partive të juaja pasatja folni”, ka thënë Thaçi./Indeksonline/