Lideri i PDK’së, Hashim Thaçi është një hap afër për t’u zgjedhur President i Republikës së Kosovës. Ai në raundin e dytë ka marrë 64 vota derisa një raund përpara kishte marrë vetëm 50.
Kështu, 14 deputetë kanë ndryshuar votën e tyre kur kanë votuar për herë të dytë.
Ndryshe, është vetëm edhe një raund, ku Thaçit i duhen vetëm 61 vota për t’u zyrtarizuar për Shef të Shtetit.
















