Thaçi ngushëllon familjen për vdekjen e Jonuz Muzliut, ish -drejtorit politik të UÇPMB’së

E publikuar: 18/01/2018 13:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjarët për vdekjen e Jonuz Musliut, , kryetarit të Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Thaçi thotë se Musliu dha kontribut në procesin e çlirimit të Kosovës.
Postimi i tij i plotë:

Me dhembje mora lajmin për vdekjen veprimtarit të shquar Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Jonuz Musliu dha një kontribut të vazhdueshëm për avancimin e të drejtave politike dhe kombëtare të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Jonuz Musliu po ashtu dha kontribut në procesin e çlirimit të Kosovës.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Musliu. HTH