Thaçi në selinë e UNESCO-s për shtytjen e fundit para votimit

E publikuar: 21/10/2015 14:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i jashtëm Hashim Thaçi ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook se ndodhet në selinë e UNESCO-s në Paris për siç ka thënë “të dhënë shtytjen e fundit para votimit për anëtarësimin e Kosovës”

” I jam falënderues miqve të Kosovës dhe qytetarëve për ndihmën në lobim” ka shkruar ai.

Bashkë me kryediplomatin kosovar në objektin e UNESCO-s kanë hyrë edhe zëvendësi i tij, Petrit Selimi, ministri i integrimit evropian, Bekim Çollaku si dhe ambasadori i Kosovës në Francë, Muhamedin Kullashi.

Ndryshe, këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s në orën 15:00 do të diskutojë për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë