Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron në Londër, ku sot ka vizituar redaksinë e prestigjiozes “The Times”, transmeton Indeksonline.
Ai përmes rrjetit social Facebook ka thënë se ka biseduar me redaktorët e kësaj gazete për traditën dhe rolin e medieve të lira në shoqëritë demokratike.
Lexoni postimin e plotë të Thaçit në Facebook:
Vizitova redaksinë e ditores prestigjioze “The Times” në Londër dhe me redaktorët e gazetës bisedova për traditën dhe rolin e mediave të lira në shoqëritë demokratike. Në këtë bashkëbisedim, diskutuam edhe për bashkëpunimin e veçantë që kemi me Britaninë e Madhe, për të arriturat e Kosovës dhe për synimet tona në të ardhmen. HTH