Thaçi në Londër flet për “konsolidimin e shtetit të Kosovës”

E publikuar: 17/09/2015 18:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës Hashim Thaçi po qëndron në një vizitë zyrtare në Londër.

Ai për aktivitetin e vet të sotëm në kryeqytetin britanik ka njoftuar përmes rrjetit social.

Për këtë Thaçi ka shkruar në Facebook:

“Ministri britanik për Europë, David Lidington, ishte nikoqiri im i radhës në Londër. Me ministrin Lidington biseduam për konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, ku rol të veçantë luan edhe përkrahja e Britanisë së Madhe. Anëtarësimet në UNESCO, Këshill të Europës, INTERPOL dhe në UEFA e FIFA ishin pjesë e bisedës sonë. Por, gjithashtu, ne biseduam edhe për çështjet e sigurisë, për instalimin e dialogut politik me NATO-n dhe për strategjinë kombëtare për luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit”.