Thaçi: MSA ndikon në rritjen ekonomike

E publikuar: 17/05/2016 09:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti Hashim Thaçi ka bërë hapjen e Konferencës për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) në mes të Bashkimit Europian dhe Republikës së Kosovës.

Thaçi ka thënë Bashkimi Europian ka rënë në dakord tashmë të bëj një marrëveshje për marrëdhënie ekonomike.

“Marrëveshja e Stabilizim Asociimit do të ndihmojë zhvillimin ekonomik të vendit dhe hapjen e vendeve të reja të punës”.

“MSA do të ndikoj në rritjen e investimeve të huaja ku do të ketë edhe një vend më të mirë për të bërë biznes”.

“Duke zbatuar MSA-në ne do të bëjmë një urë më BE-në për lëvizjen e lirë të mallrave”.

Thaçi ka thënë se krahas aspektit ekonomik kjo marrëveshje i jep rëndësi edhe bashkëpunimit rajonal.

“Askush nuk mund të thotë se Kosova është e përsosur dhe nuk përballet me sfida, por muret që na kanë ndarë në të kaluarën janë shembur”.

Presidenti më tutje ka thënë se duhet të rritet bashkëpunimi në mes institucioneve, shoqërisë civile dhe mediave, njofton Klan Kosova.

“Me punën tonë ne do ta rrisim besimin e qytetarëve tek shteti ynë”.

“Në duhet të vazhdojmë punën për ta forcuar sistemin e drejtësisë, luftën ndaj korrupsionit”.

“Gjithashtu unë kam besim të plotë se politika kosovare do të ndërtoj një kod ku njerëz me aktakuza nuk do të ketë në institucione dhe as në listat zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme”.