Në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka vazhduar seanca ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), megjithëse është ndërprerë për pak.
Kjo pasi Hashim Thaçi ka munguar në gjykimin e sotëm në Dhomat e Specializuara të Kosovës, për siç u bë e ditur arsye shëndetësore.
Kryetari i trupit gjykues Charles Smith III tha se i është thënë që nuk është mirë me shëndet dhe se duhej të takohej me një mjek, por që as ai nuk ishte në dijeni që ai nuk do të merrte pjesë.
“I vetmi komunikim, që nuk ka qenë mirë nga shëndeti dhe duhej të takohej me një mjek”, tha ai.
Seanca tashmë po vazhdon.

















