Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se rezultati i dy zgjedhjeve të fundit nacionale është i kontestueshëm dhe se ai ka prova që VV ka blerë vota.
Ai po ashtu ka thënë se kryetari i VV-së, Albin Kurti, është dashur të vijë vetë në përballet me të e jo të dërgojë aktivistë.
‘’Ma mirë të kishte ardhur Kurti e jo të dërgoj njerëz 20-vjeçar kështu’’, ka thënë Thaçi
‘’Është mësuar grupi i tij të lëshojë gaz lotsjellës në Kuvend. Po ashtu të fryjë me bilbil në vesh tek deputetët në Kuvend’’.
Tutje ai ka folur edhe për rezultatet e dy zgjedhjeve të fundit në Kosovë ku Kurti ka dalë personi më i votuar.
‘’Unë e kam mposhtur politikisht, por edhe nëse vjen përballë meje.’’, ka thënë ai në T7
‘’Ka prova që ai ka blerë vota në diasporë dhe ka manipuluar me zgjedhje. Ka dëshmi për këtë. KQZ duhet të marrë masa pasi nuk e di nëse rezultati i dy zgjedhjeve të fundit ka qenë korrekt’’, përfundon Thaçi.