Presidenti Hashim Thaçi tashmë ka arritur në Kosovë. Ai është pritur në pikën kufitare në Morinë nga mijëra qytetarë nën thirrjet UÇK – UÇK.
Organizatat e dala nga lufta Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mijëra qytetarë takuan në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri në Morinë presidentin Hashim Thaçi i cili u rikthye nga Haga nëpërmjet aeroportit ‘Nënë Tereza’ në Tiranë.
Në një moment presidenti Thaçi ka dalë nga makina dhe ka përshëndetur turmën e madhe të njerëzve.
Thaçi u kthye nga Haga ku u intervistua nga Dhomat Speciale. Muajin e kaluar Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka njoftuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim kundër tij dhe Kadri Veselit.