Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vlerësuar kontributin e Isa Boletinit në pavarësinë e Shqipërisë, gjersa ka bërë homazhe te varri i tij.
“Luftërat e Isa Boletinit për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë ishin frymëzim për luftën tonë të drejtë dhe të pastër për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Lavdi për të gjithë heronjtë kombëtarë. HTH”, ka shkruar Thaçi në rrjetin e tij social Facebook.