Ministri i Jashtëm zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Hashim Thaçi, nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook ka njoftuar se ka marrë një lajm rreth kërkesës së Kosovës për anëtarësim në UNESCO. Postimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë.
“Sa më erdh një lajm fantastik, një sukses i diplomacisë që e kemi pritur gjatë. Dëshmi që kur punojmë bashkë, ja arrijmë çdo qëllimi, me dinjitet. Numër rekord shtetesh kanë përkrahur futjen në agjendë të Këshillit Ekzekutiv, kërkesën e Republikës sonë për anëtarësi në UNESCO. Nga sot, jemi në agjendë zyrtare. Shume sfida na presin, por rrugëtimin tonë diplomacia Serbia nuk e ndali dot me mahinacione procedurale dhe propagandë negative – edhepse tentuan. Falënderoj shumë 44 shtete qe kanë bashkënenshkruar kërkesën për anëtarësi, falënderoj Ambasadoren Kadare dhe ekipin tonë për punë të palodhshme, këto javët e fundit. UNESCO për neve paraqet një platformë për zhvillimin e arsimit, shkencës, kulturës, ambientit, shprehjes së lirë, mbrojtjes së trashëgimisë – për fëmijët tanë! HTH” (sic.), ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/