Presidenti Hashim Thaçi thotë se duke caktuar kohën e lëvizjes, Kryeministri Albin Kurti ka krijuar panik te qytetarët, të cilët sipas Thacit, në mëngjes kanë krijuar tollovi për t’u furnizuar nëpër pika të shitblerjes.
Thaci thotë se Kurti i ka detyruar qytetarët të dalin në mëngjes që të furnizohen dhe kështu, sipas Presidentit Thaçi, ata kanë rrezikuar që të përhapet virusi COVID-19 në mënyrë masive.
“Nisur nga konfuzioni i krijuar, sot qytetarët janë detyryar që të dalin në mëngjes e të furnizohen, duke shkaktuar tollovi. Ajo tollovi janë rrethana të reja , sepse i ka frikësua r dhe i ka detyruar qytetarët për të dalë në mënyrë urgjente”, tha Thaci, transmeton Gazeta Express.
Tutje ai tregon se i ka shkruar letër kryeministrit Kurtit ku i ka kërkuar shqyrtim të vendimit, sipas të cilit, Qeveria e ndalon qarkullimin e qytetarëve nga ora 10 deri në orën 16 për shkak të gjendjes së krijuar nga COVID-19.
“Përvec kërkesës për masë urgjente, i jam drejtuar me një letër edhe z. Kurti, që të rishqyrtoj vendimin e tij me të cilin ka krijuar panik, paqartësi, konfuzion”, ka thënë Thaci.
Presidenti e ka përmendur se kur ai ka dashur të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, Kryeministri e ka kundërshtuar.
“Pak para ditësh, isht vetë kryeministri, që kundërshtoi me koëkfortësi dhe me asnjë argument gjendjen e jashtëzakonshme”.