Në debatin e së martës (24.11.2015) zhvilluar në emisionin “Click plus” në TV21, Lideri i PDSH-së, Menduh Thaci ka folur për situatën politike në vend dhe prioritet e partisë që drejton ai.
Ai deklaroi se prioritetet e PDSH-së janë, integrimi në NATO dhe Bashkimin Evropian si dhe avancimi i çështjes shqiptare në Maqedoni.
z.Menduh Thaçi, gjatë debatit përmendi një element ku thotë: “Kur PDSH është në qeveri, kryeminister i Shqiptarëve është Menduh Thaçi, jo Zaevi e Gruevski”.