Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk kanë asnjë arsye për të ikur jashtë vendit e për të kërkuar azil në Gjermani.
Në një intervistë për Handlesblatt, Thaçi ka dhënë arsyet pse nuk duhet lënë Kosovën, transmeton KTV.
Lexo edhe: Beck kundërshton heqjen e Kosovës nga lista e vendeve të sigurta
“Kosova është shtet i sigurt, dhe këtu respektohen të drejtat e njeriut”, ka thënë Thaçi. Gjermania e ka futur Kosovën në listën e shteteve të sigurta bashkë me Shqipërinë dhe Malin e Zi.