Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi ka thënë se shumë shpejt do ti vihet pikë çështjes së kufijve në Ballkan. Ai tha se ky proces do të kryhet edhe me Malin e Zi dhe me Serbinë dhe do të bëhet në mënyrën më të mirë.
Thaçi tha se nga demarkacioni me Malin e Zi, Kosova nuk do të humb asnjë pëllëmbë tokë, transmeton Express.
“Kosova nuk e humb asnjë metër nga demarkacioni me Malin e Zi”, tha zëvendëskryeministri gjatë interpelancës ndaj ti në Kuvend.
Vija kufitare e Kosovës do të vazhdon të jetë e njëjtë siç është paraparë me kushtetutë, ligj dhe harta kadastrale, garantoj tutje Thaçi.