Thaçi ka ofruar dorëheqjen nga posti i Kryetarit të Partisë dhe Zëvendëskryeministrit

E publikuar: 28/02/2016 16:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hashim Thaçi i cili është zgjedhur ditën e djeshme në postin e Presidentit të vendit ka ofruar dorëheqjen nga pozita e tij në PDK dhe në Qeveri.

Burime të Express thonë se Thaçi ka ofruar dorëheqjan nga posti i tij si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Nga ana tjetër dorëheqje ai ka ofruar edhe në Qeverinë e Isa Mustafës ku Thaçi ka pozitën e zëvendëskryeministrit të parë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme.

Në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës Thaçi u agjodh President i katërt i Kosovës në rundin e tretë me 71 vota.