Thaçi ka dy lajme të mira për politikën e jashtme

19.11.2015 15:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Thaçi ka dy lajme të mira për politikën e jashtme

Zëvendëskryeministri njëheresh ministri i jashtëm, Hashim Thaçi, permes një postimi në Facebook ka thënë se ministria e tij ka ndërmarrë dy veprime shumë të rëndësishme në fushën e politikës së jashtme duke depozituar aktet e aderimit në Konventën e Konventës së Hagës “Për heqjen e detyrimit të legalizimit të dokumenteve zyrtare të huaja” (thënë ndryshe Konventa e Apostilës), si dhe në konventën themeluese të Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit.

Thaçi ka shkruar se në rastin e Konventës së Apostilës ne hyjmë në një kapitull të ri të angazhimit multilateral ndërkombëtar të Kosovës, pasi bëhet fjalë për të parën marrëveshje shumëpalëshe mbarëbotërore ku vendi ynë bëhet palë.
“Konventa do të hyjë në fuqi për Kosovën më 14 korrik të vitit 2016 dhe falë saj do të hiqet kërkesa për legalizim të dokumenteve publike të jashtme, duke ua lehtësuar jetën shumë qytetarëve tanë të cilëve deri tani u është dashur të harxhojnë kohë e para për të bërë legalizime dokumentesh nëpër konsullata. Nëpërmjet nënshkrimit të dytë, i cili hyn në fuqi më 5 janar 2016, ne bëhemi pjesë e njërës prej organizatave më të vjetra e të rëndësishme ndërshtetërore, që merret me zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare”, ka shkruar Thaçi.

“Të dy këto arritje rrisin angazhimin multilateral të Kosovës dhe forcojnë ndjeshëm profilin ndërkombëtar të shtetit tonë duke konsoliduar edhe më shumë subjektivitetin tonë ndërkombëtar”, ka shpjeguar Thaçi në Facebook.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues, Gërvalla: Siguria do të mbetet prioritet i yni për secilin person që përballet me dhunë

Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues, Gërvalla: Siguria do të mbetet prioritet i yni për secilin person që përballet me dhunë

Temperaturat e larta, Inspektorati i Punës apelon për kujdes të shtuar

Temperaturat e larta, Inspektorati i Punës apelon për kujdes të shtuar

Arsim Bajrami: Specialja me gjykim të padrejtë ndaj udhëheqësve të UÇK-së

Arsim Bajrami: Specialja me gjykim të padrejtë ndaj udhëheqësve të UÇK-së

Trump thotë se faza tjetër e bisedimeve me Iranin do të jetë “më e lehtë”

Trump thotë se faza tjetër e bisedimeve me Iranin do të jetë “më e lehtë”

Vjen drita e gjelbër nga senati: Zvicra shton praninë ushtarake në Kosovë

Vjen drita e gjelbër nga senati: Zvicra shton praninë ushtarake në Kosovë

Kurti: Pas certifikimit të rezultateve, prioritet konstituimi i institucioneve – për presidentin na duhet bashkëpunim me opozitën

Kurti: Pas certifikimit të rezultateve, prioritet konstituimi i institucioneve – për presidentin na duhet bashkëpunim me opozitën

Përditësohen të dhënat: Ndryshon numri i ulëseve të partive në Kuvend

Përditësohen të dhënat: Ndryshon numri i ulëseve të partive në Kuvend

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Numërimi i votave të mërgatës, Vetëvendosje sërish kalon në 52 mandate

Numërimi i votave të mërgatës, Vetëvendosje sërish kalon në 52 mandate

Britania riafirmon angazhimin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të NATO-s për reduktim të KFOR-it

Britania riafirmon angazhimin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të NATO-s për reduktim të KFOR-it

Rama kritikon Qeverinë për neglizhencë në mirëmbajtjen e autostradave

Rama kritikon Qeverinë për neglizhencë në mirëmbajtjen e autostradave

Sonte nis faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë, Gashi: Janë planifikuar gjashtë faza gjatë verës

Sonte nis faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë, Gashi: Janë planifikuar gjashtë faza gjatë verës

Ekzekutohen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

Ekzekutohen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

FSK dhe FARSH trajnohen për veprime të përbashkëta

FSK dhe FARSH trajnohen për veprime të përbashkëta

Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiqit se zhvillon luftë hibride kundër Serbisë

Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiqit se zhvillon luftë hibride kundër Serbisë

“Mosmarrëveshje lidhur me emërtimin e rrugës në një lagje”, kërkohet paraburgim për tre persona për vrasje në Prizren

“Mosmarrëveshje lidhur me emërtimin e rrugës në një lagje”, kërkohet paraburgim për tre persona për vrasje në Prizren