Kyetari i PDK-së, Hashim Thaçi ka komentuar mbledhjet e fundit të kryesisë së partisë së tij.
Thaçi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ndihet krenar dhe optimist me debatin progresiv që është zhvilluar me strukturat udhëheqëse të Partisë Demokratike.
“Takim me strukturat udhëheqëse të PDK-së ku diskutuam situatën në vend. Jam krenar dhe optimist me debatin progresiv dhe domethënës që kemi pasur në partinë më të madhe në vend.”, ka shkruar Thaçi.