Ish-presidenti Hashim Thaçi ka folur për jetën e tij gjatë qëndrimit në Hagë.
“Unë jam i privuar, por populli im është i lirë përjetësisht. Si i burgosur, njeriu është si peshku pa ujë. Jam i vetëdijshëm, por shpirtin ma merr vetëm ai që ma ka dhënë. Koha vjen dhe ikën pahetueshëm. Dita e sotme ngjan me të djeshmen, apo të nesërmen. Ndryshojnë vetëm dita nga nata apo stinët nga moti. Të mungon thithja e lirisë”, ka thënë Thaçi në një intervistë në Rubikon të Klan Kosovës.
Ai ka theksuar se procesi i themelimit të Speciales nuk ishte disponim apo vullnet individi.
“Nuk ndihem as i tradhtuar, as i tradhtuar. Ndihem i abuzuar. Raporti im me SHBA ka qenë reciprok dhe jo i njëanshëm. Kërkesat e SHBA-së kanë qenë në të mirë të vendit tonë”, ka thënë Thaçi.
Sa i përket bashkëpunimit me BE-në, Thaçi tha se Perëndimi dhe SHBA duan një Kosovë të përparuar.
“Pa rolin lider të SHBA-së, Kosova mund të ishte ende provincë e Serbisë”, ka thënë ai, transmeton KosovaPress.


















