Presidenti i zgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e Ditës Botërore të Autizmit ka thënë se kjo ditë kujton obligimin institucional dhe humanitar kundrejt kësaj shtrese.
Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se në këtë ditë shoqëria duhet të ketë kujdes më të lartë ndaj këtyre personave.
“Dita botërore e autizmit, e cila sot shënohet kudo në botë, na kujton edhe më shumë obligimin tonë institucional dhe humanitar, që si shoqëri të kemi ndërgjegje më të lartë, kujdes dhe mirëkuptim më të madh për personat e prekur nga ky çrregullim si dhe për familjet e tyre, të cilat kanë nevojë për përkrahjen tonë”, ka shkruar Thaçi.




























