Thaçii, i cili e ka fituar të drejtën për kthim në punë nga Inspektoriati i Punës, ka reaguar pas deklarimeve të fundit të Bordit të përkohshëm të KEK-ut, për siç kanë thënë ata, keqmenaxhimin e kësaj ndërmarrjeje.
Nëpërmjet një shkrimi të gjatë të cilin e ka postuar në llogarinë e tij në Facebook, ai është shprehur i shokuar me “amaterizmin dhe tendencën e ulët të Bordit të përkohshëm të KEK-ut dhe servilëve të tyre!”, shkruan AktivPress.
“Nuk jam befasuar, sikurse nuk kam reagu, për vendimin e shkarkimit sepse dihet që ka qenë puro politik. As nuk ja kam pa për të madhe këtij Bordi që pa asnjë arsye dhe në kundërshtim të plotë me ligjin, e pa e lexuar asnjë dokument të vetëm të Korporatës, vetëm rreth 18 orë pas emrimit të tyre kane votuar shkarkimin tim, duke e cekur që pa asnje arsye”, ka shkruar Thaçi.
Kjo, sips tij, pak ka rëndësi derisa është vendim dhe veprim politik, “sepse urdhërat kanë qenë të tillë dhe Bordi ka kryer vetëm ekzekutimi”.
“Për këto veprime kundërligjore”, ai ka thënë se nuk do të flas sepse ato do të vërtetohen në gjykatë.
“Por ku është turpi më i madh dhe idiotësia” që e ka shtyrë atë të reagoj ndaj këtij Bordi dhe disa “servilëve të menaxhmentit”.
Në vijim mund t’i lexoni shtatë arsyet që Thaçi i ka rënditur.
E para- sepse pasi i kanë parë të gjitha dokumentet, raportet e auditorëve të jashtëm e të brendëshëm, vlerësimet e përformancës dhe të arriutrat e KEK-ut, prapë nuk kanë mundur të heshtin, nese jo për t’ia dhënë hakun kësaj ndërmarrje që është storia më e suksesshme në vend, dhe fatkeqësisht e vetmja e tillë në Kosovë. E derisa veprimin e parë pas 18 ore mund ta arsytojnë sepse është veprim politik, e kanë marrë pa e lexuar as CV-në time, e jo se jo raportet, edhe pas kësaj vazhdojnë e mundohen ta baltosin këtë sukses.
E dyta- në komunikatën e tyre dhe deklaratën e kyesueses, pa fije turpi diskriminohet fuqia më e madhe e KEK-ut e që janë punëtorët që kanë derdhur mund e ndjerës që 30 e 40 vite duke i etiketuar sikur ata janë të pavlerë sepse kanë arritur moshën 50 vjecare. E ulët, sepse ligji e përcakton moshën aktive të punëtorit dhe ajo është 65. Këta punëtorë ne i kemi vlerësuar si vlerë dhe nuk i kemi parë si të tillë qysh po i përshkruajnë sot e që sipas kësaj logjike në është dashur t’i largojmë nga puna ose t’i zëvëndesojmë me të ri dhe militanta të ndonjë partie.
E treta- flitet për skemën me 1000 punëtor ma pak. Amaterizëm i skajshëm dhe argument që asnjë nga ata nuk e nje sektorin e energjisë. Për ma keq, edhe ata që janë aty, e dinë dhe e njohin këtë punë, sepse kanë qenë pjesë e këtyre zhvillimeve tash e 10 vite, duke u treguar servil e harrojnë anën profesionale dhe interesin e Korporatës dhe heshtin, nuk i tregojnë atyre se jane gabim deri në qiell.
Për amatera, analfabete të këtij sektori dhe servilat e tyre, disa informata lidhur me menaxhimin e ndërmarrjeve publike sipas procedurava dhe praktikave më të mira ndërkombetare.
Praktikat ndërkombëtare dhe rekomandimet e vazhdueshme të këshilltarëve të shteteve mike, që kanë qenë të angazhuar në KEK, e po ashtu strategjitë e kompanive më renome ndërkombëtare, në vazhdimësi kanë potencuar së Korporata të zvoglon numrin e punëtorëve dhe të sjellë në standardin e kërkuar ku duhet të ketë staf në perporcion me sasinë e prodhuar të thengjillit dhe prodhimit të energjisë. Shembull, në minjera prodhohen 8 milionë tonë qymyr në vit me 2700 të punësuar. Kjo i bije që prodhimi sipas orëve të punës, 8 ton në ditë. Për ata që janë profesionist të fushës kjo është e njohur dhe e dinë cfarë turpi po deklarohet nga ky Bord.
E katërta- një ndermarrje e shendosh dhe që është e aftë të adresoi sfidat tv natyrës globale, nuk guxon (nuk duhet) që nga buxheti i përgjithshëm të shpenzoi më shumë së 25% për paga dhe meditje. As kjo nuk do koment nëse krahasohet me marrëzirat që po deklarohen dhe për servilat që po heshtin.
Pra KEK – u historikisht ka trasheguar një numër të madhe të puntorve sidomos artyre nga administrata, që nga para lufta.
Në ndërkohë janë bërë disa ristrukturime dhe skema organizative, gjithëherë në përputhje me rrethanat dhe fazat e shthurjes që ka ka kaluar KEK-u ndër vite, dhe as për këto nuk janë lodhur që t’i marrin dhe t’i lexojnë e as servilat nuk e kanë pasur guximit t’iu tregojnë.
Por duke patur shqetsim puntorët si asetin më të vlefshëm dhe gjendjen ekonomike në vend në asnjë herë nuk kemi larguar puntorë, pra për qështje humaniteti.
Kemi kryer disa auditime të brendshme dhe skema teknologjike dhe oragnizimi aktual gjatë viteve 2012/2013 ka nxjerr rreth 900 puntorë tëpricë vetëm në divizionin e Qymyrit. Ku gjatë monitorimit të FMN-s ato kohë pikë e veqant nga sektori i energjisë ka qenë edhe largimi i tepricës nga KEK-u.
Por duke u nisur nga rrethant dhe ato që u permenden më lartë, KEK-u vendosi që të ndrpres reduktimin e stafit të ri dhe aplikoi disa skema të pensionimit vullnetar të parakohshëm për të zvogluar numrin e puntorve. Zoglimi i numrit të puntorve ju përgjigjem me investime kapitale dhe prurjen e teknologjisë së re siç bëhet në çdo ndërmarrje e orjentuar nga tregu i hapur dhe konkurrenca.
Mbajtja dhe zvoglimi i numrit të puntorve është kërkes edhe e ZRRE-s që në tarifat disa vjeçare ka përcaktu faktorin e efikasitet nga 4% që nënkupton çdo vite nga pagat dhe meditjet duhet të zvoglohen 4%.
E pesta- për të mos u dukur kaq amatera dhe për të shpetuar nga servilizmi, të parët ishte dashur ta pranojnë faktin se KEK u është ndrmarrje e vetëqendrushme për disa vite falë mirë menxhimit, punës dhe angzhimit të gjithë punetorëve, ku në vazhdimësi, i janë përmirsuar kushtet e punës dhe ju është sigurura sigurimi shëndëtsor, shujta, udhtime për në punë dhe ansjelltas deri në respektimin e plotë të Kontratës Kolektive që as sot nuk e gezojnë as punëtorët e shtetit, policia etj. Po ashtu rezultatet në prodhim, investime kapitale, profit në rritje cdo vit dhe investime në projekte afatgjate. Nëse nuk e kanë ditur këta amaterat, është dashur t’ia tregojnë servilet për të mos mbetur si të tillë.
E gjashta- ajo që e përmendin si numer i madh i punëtorëve ose rreth 2 milionë euro pagesa të punëtorëve nga kompanitë e jashtit është mashtrim dhe manipulim sepse nuk e permendin kush janë dhe ku janë të angazhuar këta punëtor dhe për cfarë shërbime. Nuk tregojnë se janë punëtor të sigurimit fizik sepse kjo i nxjerre në gënjeshtër dhe nuk e banë alarmante situaten sic po mundohen këta ta pasqyrojnë dhe nuk tregojnë se sa janë zvogluar shpenzimet në këtë proces. E po ashtu sepse edhe institucionet dhe cdo ndërmarrje publike sigurimin fizik e ka të rregulluar në këtë formë, pra jashtë skemave të punetorëve, të kontraktuar.
E shtata- manipulim, gënjeshtera dhe informata të paplota kur flasin për padi te punëtorëve dhe rastet nëpër gjykata. E harrojnë, e anashkalojnë faktin se KEK-u është e vetmja ndërmarrje publike në Republikën e Kosovës që ja ka njohur të drejtën e punëtorëve për pagat jubilare. Dhe ato raste janë para një kohë shumë ma të hershme.
E teta- nuk i pasqurojne, nuk i duartrokasin faktit që nuk ka mbipunësime, ka përformancë të mirë ndër vite, pa asnjë gjetje nga auditorët e jashtëm dhe te brendshëm, pa asnjë dështim në furnizim me energji elektrike, që të gjitha njesitë janë kthyer në stabilitet me mund e sakrificë dhe me një profesionalizëm të lartë të gjitha njësite e KEK-ut që dikur ishin të shkatrruar dhe të degraduara si pasoj e të kaluarës dhe vjetërisë se tyre. Nuk e permendin as profitin e Korporatës. Madje as raportin e auditorit të jashtëm për vitin 2019 të cilin e kanë aprovuar vetë ky Bord dhe, po besoj e kanë studiuar para se ta lexojnë dhe nuk e kanë parë asnjë gjetje.
Për fund, është turp, idiotësi e mëkat që me qëllime ose tendenca te caktuara , për poena politike, ose për të qenë servil të dikujt të manipulohet, mohohet e përbaltet sakrifica e suksesi i gjithë punëtorëve te KEK-ut.